Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare: Avdullahu i bashkohet Hoffenheimit

Leon Avdullahu

Leon Avdullahu ka bërë një hap të madh në karrierë. Ai të enjten ka kaluar nga kampioni dhe fituesi i Kupës së Zvicrës, Baseli, te skuadra elitare e Gjermanisë, Hoffenheim. Me skuadrën e Bundesligës, mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë afatgjate.

Avdullahu ka luajtur rol të rëndësishëm në suksesin e Baselit. Edhe te Hoffenheimi presin shumë nga talenti Avdullahu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në moshën vetëm 21-vjeçare, Leoni e ka vendosur veten e tij si titullar dhe lojtar kyç në mesfushën e Baselit. Ai është një lojtar me mendësi strategjike që kombinon agresivitetin dhe aftësinë për të ndërhyrë me inteligjencë. Ka edhe aftësi të forta teknike”, ka thënë drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicke. “E dimë që Leoni kishte mundësi të ndryshme këtë verë. Jemi edhe më të kënaqur që ai ka vendosur me vetëdije të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij me ne dhe dëshiron të ndjekë rrugën tonë”.

Avdullahu është zhvilluar si futbollist te Baseli. 

“Mezi pres t’i bashkohem ekipit në stërvitje”, ka thënë Avdullahu.