Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, të enjten nga ora 14:00, do ta bëjë publike listën prej 26 lojtarësh për ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Por Zvicrës për këto dy miqësore do t’i mungojë kapiteni Granit Xhaka si dhe mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji. Xhaka ka marrë leje nga Yakin, pasi ylli i Leverkusenit dhe gruaja e tij Leonita janë gati të bëhen prindër për herë të tretë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ka gjasa që Ardon Jashari të zë vendin e Xhakës në ndeshjet miqësore. I riu ka shkëlqyer me paraqitje me Bruggen. Për shkak të mënyrës së lojës, ai konsiderohet pasardhës i Xhakës si dhe lider i Zvicrës”, shkruan “bluewin.ch”.
Zvicra e Kosova janë në një grup në kualifikimet për Botërorin e vitit 2026. Ndeshja e parë Zvicër – Kosovë luhet më 5 shtator, kurse ajo e kthimit më 18 nëntor.