Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen kundër Danimarkës në St. Gallen. Ndeshja Zvicra – Danimarka përfundoi baras 2:2 të martën, në kuadër të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Për Zvicrën ishte pika e parë e edicionit të katërt të Ligës së Kombeve.
Remo Freuler shënoi për Zvicrën në minutën e 26-të, kurse një minutë më vonë, Gustav Isaksen barazoi shifrat. Zvicra shënoi edhe në minutën e 45-të nëpërmjet Zeki Amdounit nga penalltia. Por, shpëtimtar i danezëve ishte Christian Eriksen i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 69-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanja është e para me 10 pikë, Danimarka e dyta me shtatë pikë, Serbia e treta me katër pik, kurse Zvicra e fundit me një pikë.