Edon Zhegrova ka qenë sërish vendimtar te skuadra e Lillet, që të dielën fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Rennesit në kuadër të Ligue 1 të Francës.
Zhegrova me asistim të Jonathan Davidit, realizoi me gjuajtje të saktë nga zona në fundin e pjesës së parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër sulmuesin e Kosovës ishte goli i tetë në 18 paraqitjet e edicionit aktual.
Ai i ka edhe dy asistime.
Megjithatë, Zhegrova ishte i pafat në fundin e ndeshjes.
E la fushën në minutën e 87-të shkaku i një lëndimi në kofshën e këmbës së majtë.
Skuadra e tij po vazhdon me formë të mirë.
Humbjen e fundit e ka pasur më 17 shtator.
Lille ndeshjen e radhës e luan të mërkurën në udhëtim te Bologna në Ligën e Kampionëve.