Edon Zhegrova ishte në mesin e lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet kundër Zvicrës dhe Suedisë. Por Zhegrova u la i lirë pas transferimit te Juventusi.
Sulmuesi i krahut po përgatitet maksimalisht për të qenë gati për ndeshjen derbi të Serie A ndërmjet Juventusit dhe Interit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi e luan më 13 shtator derbin e javës së tretë të kampionatit italian.
Mediumet në Itali kanë raportuar se Zhegrova ka bërë përgatitje intensive për të qenë gati për ndeshjen derbi kundër Interit, që luhet në Torino.
“Blerja e re e Juventusit u stërvit deri dje dhe ka vetëm një ditë pushim. Qëllimi është i qartë – pret ftesë për derbin kundër Interit”, shkruan sajti “fantacalcio.it”.
Edhe mediume tjera italiane kanë raportuar se Zhegrova ka zhvilluar përgatitje intensive menjëherë pasi kompletoi transferimin nga Lille.
Zhegrova 26-vjeçar me Juventusin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2030.
Ai për shkak të lëndimit nuk ka luajtur nga 14 dhjetori i vitit të kaluar.