Edon Zhegrova nuk do të paraqitet nga minuta e parë te Juventusi i drejtuar nga trajneri Igor Tudor. Ai ka mbetur në stol në ndeshjen që Juventusi e luan kundër Borussia Dortmundit sonte nga ora 21:00 në Torino. Por Zhegrova mund të debutoj për “Zonjën e Vjetër” në ndeshjen që i takon xhiros së parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
26-vjeçari Zhegrova nuk luajti xhiron e kaluar në Serie A në derbin që e fitoi Juventusi 4:3 ndaj Interit.
Zhegrova u transferua te Juve nga Lille për afro 16 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por nuk ka luajtur prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar.
