Dy ose tri ndeshjet e ardhshme me shumë gjasë do të përcaktojnë të ardhmen e trajnerit Igor Tudor te Juventusi.
Presioni për trajnerin kroat është rritur pas humbjes nga Como me rezultatin 2:0, të dielën. Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi është seri prej gjashtë ndeshjesh pa fitore. Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit italian të nisin punën për zëvendësimin e kroatit.
Janë katër kandidatë për ta zëvendësuar Tudorin.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” kandidatë janë Luciano Spalletti, Roberto Mancini, Raffaele Palladino e Thiago Motta.
Pjesë e Juventusit është sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Futbollisti i krahut nën drejtimin e Tudorit ka luajtur 33 minuta në dy ndeshje në Serie A dhe tre minuta në Ligën e Kampionëve. Ai nuk ishte pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Comos. Vuan nga një lëndim.