Edon Zhegrova ka kontribuar me asistim në barazimin e skuadrës franceze Lille ndaj Juventusit 1:1 të martën mbrëma. Ndeshja Lille – Juventus i takoi xhiros së katërt të Championsit. Zhegrova asistoi për Jonathan Davidin, që shënoi gol në minutën e 27-të.
Në fakt, Zhegrova nisi aksionin, pasoi për Davidin i cili ishte i saktë përballë portierit të Juventusit. Skuadra e Juventusit shënoi golin e barazimit në minutën e 60-të. Dushan Vllahoviq shënoi nga pika e bardhë. Për Zhegrovën ishte paraqitja e tretë e mirë në Champions.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLille zë vendin e 12-të me shtatë pikë sa ka edhe Juventusi.