Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova kthehet te Lille

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është kthyer te skuadra franceze, Lille. 

Ai të martën ka publikuar një video në “Instagram” me fanellën e Lillet. Në video, Zhegrova shihet në dhomat e zhveshjes së qendrës stërvitore të klubit francez, “Domaine de Luchin”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zhegrova ka qëndruar në Kosovë gjatë javëve të fundit, ndërsa ka publikuar edhe disa video duke stërvitur. 

Mediumet në Francë kanë lënë të hapur mundësinë e largimit të yllit të Kosovës.

Mediume të ndryshme kanë raportuar se për Zhegrovën janë disa klube të interesuara. Më herët në garë ishte Napoli.

Zhegrova është jashtë fushës që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar. Para lëndimit, 26-vjeçari Zhegrova në 21 ndeshjet e zhvilluara gjatë edicionit 2024/2025 shënoi tetë gola dhe kontribuoi me dy asistime.