Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka publikuar një video në rrjetet sociale gjatë seancës së parë stërvitore pas kthimit nga lëndimi.
Zhegrova ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ballafaqim, që i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit francez, përfundoi 1:1 dhe u zhvillua më 14 dhjetor.
Zhegrova kishte luajtur vetëm në pjesën e parë. Më pas nuk ishte pjesë e skuadrës për 11 ndeshje.
Sipas mediumeve franceze, Zhegrova pritet të kthehet në fund të muajit mars.
Ai pritet t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e marsit kundër Islandës, në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.