Klubi i madh rus, Zenit St. Petersburg, pritet të dënohet për fyerjet ndaj lojtarit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku, në ndeshjen e Kupës së Rusisë.
Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës ruse të futbollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës së Federatës së Futbollit të Rusisë, Artur Grigoryants, tha se komiteti do ta ndëshkojë Zenitin për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Rusisë. Zeniti mposhti 3:0 Rubin Kazanin. Dakut iu anulua një gol me VAR.
VIDEO: Goli i anuluar i Dakut
"Do të hetohet brohoritja masive me shprehje fyese nga tifozët e Zenitit drejtuar lojtarit të Rubinit, Mirlind Daku, në ndeshjen e kupës", tha Grigoryants në një bisedë me korrespondentin e Championat, Vladislav Kruglov.
Mbledhja do të zhvillohet më 20 gusht.
Zeniti ishte prej klubeve të mëdha ruse që shprehu interesim gjatë këtij afati kalimtar për transferimin e sulmuesit të Shqipërisë.