Futboll

Zeneli vazhdon me formë të mirë në Suedi

Besfort Zeneli

Pas supergolit që e shënoi xhiron e kaluar ndaj Djugardenit, mesfushori Besfort Zeneli, ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit suedez.

Zeneli të dielën mbrëma e regjistroi një asistim në fitoren 4:1 të Elfsborgut ndaj Halmstadit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 11-të.

Zeneli asistoi te goli i tretë për 3:1 që e shënoi Rasmus Wikstrom në minutën e 48-të. Ai luajti deri në minutën e 79-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë kurse Arbëri mungoi për shkak të lëndimit.

Për 22-vjeçarin Zeneli ky ishte asistimi i shtatë këtë edicion. Krahas shtatë asistimeve ka realizuar edhe dy gola.

Së fundit, Zeneli është ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Suedisë për ndeshjet e muajit qershor.

Elfsborgu ka 25 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. Halmstadi ka dhjetë pikë në vendin e 13-të.