Supertalenti i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur për herë të parë pas fyerjeve në baza raciste që iu bënë nga disa tifozë në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Yamali ishte shënuesi i një goli në fitoren e Barçës 4:0 ndaj Realit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjolli Yamal ka deklaruar se ofendimet që bëhen nga tifozë të ndryshëm nuk kanë rëndësi për të.
“Unë gjithmonë jam i fokusuar vetëm në fushë. Tifozët që bëjnë fyerje nuk kanë rëndësi për mua dhe nuk më interesojnë”, ka thënë Yamal.
Yamali të hënën në mbrëmje e fitoi Trofeun Kopa në ceremoninë Topi i Artë.
Ky trofe i ndahet futbollistit më të mirë të ri.