Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur edhe njëherë për tërheqjen e Shaqirit nga përfaqësuesja helvetike e futbollit.
Ai ka shprehur edhe njëherë keqardhjen për vendimin e Shaqirit për t’u larguar nga Zvicra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në të gjitha aspektet më vjen keq për dorëheqjen e Shaqirit, sepse ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu kam respekt të jashtëzakonshëm për të si person. Nga sot, nuk pres që një lojtar tjetër të japë dorëheqjen”, ka thënë Yakin për “Blick”.
Yakin i dha pak hapësirë Shaqirit në “Euro 2024”. Për çka nga shumë edhe u kritikua. Por Yakin pati thënë se vendimin e kishte marrë bashkërisht me Shaqirin.