Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Të dielën në mbrëmje pësoi disfatë nga Spanja me rezultatin 4:1.
Mesfushori, Granit Xhaka, i mungoi Zvicrës për shkak të suspendimit që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen ndaj Danimarkës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSelektori i Zvicrës, Murat Yakin të hënën është shprehur se ka qenë e vështirë ta zëvendësojë Xhakën.
“Loja jonë bazohet në zotërimin dhe dominimin e topit. Nëse mungon Graniti, mungojnë lidhjet dhe zgjidhjet që ofron. Shumë lojtarë nuk janë ende në ritëm dhe kërkojnë ende formën më të mirë. Ne nuk duhet ta përdorim Spanjën si pikë referimi. Nëse duam të mbijetojmë kundër skuadrave të tilla, duhet të kemi 14 deri në 16 lojtarë që janë në këtë ritëm”, ka potencuar Yakin, shkruan “Blick”.