Granit Xhaka ka shkëlqyer në fitoren e Bayer Leverkusenit 5:2 ndaj Heidenheimit.
Xhaka realizoi supergol dhe bëri një asistim për kampionin në fuqi të Bundesligës, Leverkusenin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u luajt të shtunën pasdite dhe ishte e vlefshme për javën e 11-të.
Heidenheimi që ishte mysafir, kaloi në epërsi që në minutën e dhjetë me golin që e shënoi Niklas Dorsch.
Mathias Honsak në minutën e 21-të i dyfishoi shifrat në 2:0.
Nëntë minuta më pas, Xhaka asistoi për Exequiel Palacios që i ngushtoi shifrat në 2:1.
Tre golat e tjerë i realizoi Patrik Schick në minutën e 32-të, të 52-të dhe të 71-të.
Xhaka nga distanca realizoi supergol për rezultatin përfundimtar 5:2. Ai e kompletoi ndeshjen.
Leverkuseni ka 20 pikë dhe është në pozitën e katërt.
Heidenheimi ka dhejtë pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.