Futboll

Xhaka, pjesë e formacionit të javës në Premier League

Xhaka

Pas paraqitjes pozitive ndaj Nottingham Forestit, Granit Xhaka ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së gjashtë të Premier Leagues. 

Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.

Sunderlandi të shtunën fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Nottinghamit, ndërsa asistimin në golin e vetëm e bëri Xhaka. Ai bërë asistim të bukur. 

33-vjeçari Xhaka është kapiten i skuadrës së Sunderlandit. 

Mesfushori shqiptar ka tri asistime këtë edicion në kampionatin anglez. 

Sipas “SofaScore”, edhe Medon Berisha është pjesë e formacionit më të mirë të javës së pestë në Serie A. 

Berisha, që luan për Leccen, asistoi në barazimin 2:2 të dielën ndaj Bolognas. 

21-vjeçari Berisha ka një asistim në katër ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion.