“Transferfeed” ka raportuar të dielën se Interi e sheh Xhakën si futbollistin që mund ta ndihmojë shumë skuadrën në mesfushë me përvojën që e ka.
Ky interesim vjen pasi mesfushori Hakan Çalhanoglu është pranë largimit nga Interi. Ai tashmë është në negociata të avancuara për t’iu bashkuar Galatasarayt.
Për kapitenin e Përfaqësueses së Zvicrës ofertë ka bërë Milani. Por oferta që bëri Milani u refuzua nga drejtuesit e Leverkusenit. Bisedimet ka kohë që kanë stagnuar.
Edhe gjiganti tjetër italian, Juventusi, është raportuar që e dëshiron mesfushorin me tipare defensive. Ka interesim edhe nga Arabia Saudite.
32-vjeçari Xhaka ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028. Nga Arsenali u transferua te Leverkuseni në vitin 2023 për 15 milionë euro.