Granit Xhaka ka gjasa të largohet nga Bayer Leverkuseni këtë verë, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2028. Gazeta zvicerane “Blick” ka shkruar se bisedimet për një largim të Xhakës tashmë kanë filluar.
“Bisedimet janë duke u zhvilluar për një transferim potencial”, ka shkruar “Blick”.
Ai nuk pritet të kalojë te Baseli, ndonëse tha së fundi se një ditë do të kthehet. Xhaka i ka luajtur 99 ndeshje për Leverkusenin dhe e ka udhëhequr këtë skuadër drejt titullit në Gjermani në edicionin 2023/2024.
Gazeta zvicerane nuk ka raportuar se ku mund të transferohet Xhaka. Ka shkruar se “disa organizata në tregun ndërkombëtar kanë shprehur interesim konkret për të angazhuar Xhakën”.
Më herët ka pasur interesim nga Turqia, ndërsa është përmendur edhe Arabia Saudite.
Xhaka aktualisht është i grumbulluar me Zvicrën.