Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka: Fishkëllimat e tifozëve më bënë më të fortë

Granit Xhaka në ndeshjen kur u fishkëllye nga tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka në ndeshjen kur u fishkëllye nga tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka ka folur edhe njëherë për fishkëllimat që ia bënë tifozët e Arsenalit në vitin 2019.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit thotë se ato fishkëllima e kanë bërë shumë më të fortë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen ndaj Crystal Palace, raporti i Xhakës me tifozët e Arsenalit kishte prekur pikën më të ulët.

Më pas raportet ishin rregulluar, por Xhaka flet herë pas here për atë periudhë të vështirë.

“Isha mjaftueshëm me fat të fishkëllehesha në vitin 2019. Si kapiten i Arsenalit. Para 60 mijë shikuesve”, ka thënë Xhaka në një seri dokumentarësh për Leverkusenin.

Kur po fishkëllehej, Xhaka kishte mbajtur veshët si sinjal që fishkëllimat nuk ishin mjaftueshëm të zhurmshme.

“Them me fat pasi më bënë brutalisht të fortë. Jam falënderuar që e kalova atë periudhë. Ishte ditë e zezë për familjen time, gruan, prindërit. Mendoj se ishte më vështirë për ta se për mua”, ka vazhduar Xhaka.

Ai kishte kërkuar të largohej nga Arsenali, por trajneri Mikel Arteta e bindi të qëndrojë.

Vjet u largua nga Arsenali dhe u transferua te Leverkuseni. Doli të jetë lëvizje më shumë se e qëlluar.