Sulmuesi 23-vjeçar i Stuttgartit, Nick Woltemade, dëshiron që të transferohet te Bayern Munichu këtë verë, kanë njoftuar mediumet gjermane të premten.
Futbollisti i grupmoshës U21 të Gjermanisë, i cili i realizoi 17 gola në 33 ndeshje në sezonin e kaluar, pëlqehet shumë edhe nga drejtuesit e skuadrës së madhe gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlera e tij është 30 milionë euro.
Woltemade aktualisht është me Gjermaninë U21 në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe, ku në finale do të luajë ndaj Anglisë.
Woltemade ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Stuttgartin, e cila i skadon në vitin 2028.
Klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje, por është raportuar se futbollisti i talentuar e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij.