Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvodam ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 për skuadrën e Comos. Kalimi i Vojvodës nga Torino te Como është zytarizuar të hënën. Mbrojtësi i krahut është shprehur krenar për kalimin te Como.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu. Jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin. Serie A nuk është ligë e lehtë, por mendoj se skuadra ka cilësi. Kam biseduar me trajnerin dhe jam këtu për të punuar për projektin që ka klubi”, ka thënë Vojvoda për faqen e klubit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe te skuadra e Comos kanë vlerësuar lart transferimin e Vojvodës.
“Mërgimi sjell përvojë, këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në skuadrën tonë. Aftësia e tij për të luajtur në role të shumta dhe përvoja e tij në Serie A, do të na ndihmoj në aspektin defensiv”, ka thënë trajneri i Comos, Cesc Fabregas.
Vojvoda 30-vjeçar në Serie A ka 127 paraqitje. Ka shënuar dy gola dhe 13 asistime.
Ai po ashtu është pjesë e rëndësishme e Kosovës.