Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda është afër rinovimit të kontratës me Torinon. Kështu ka raportuar të martën “Sky Sport” i Italisë. Sipas sajtit italian, mbrojtësi i krahut ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
“Roli i Vojvodës në ekipin e Torinos është shumë i rëndësishëm. Ai po paraqitet me shumë sukses në të dyja krahët e mbrojtjes te Torino. Kontributi i tij po vlerësohet edhe në fazën e sulmit”, shkruan “Sky Sport”. Vojvoda po luan rregullisht në vitet e fundit te Torino.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadrës elitare të Italisë iu bashkua në vitin 2020. Për Kosovën nga viti 2017 ka luajtur 51 ndeshje, ndërsa ka shënuar dy gola.