Interi është ndalur në barazim 2:2 në ndeshjen e së dielës mbrëma ndaj Cagliarit. Marcus Thuram kaloi në epërsi 1:0 Interin me golin e shënuar në minutën e 12-të. Për 1:1 shënoi Eldor Shomurodov në minutën e 65-të.
Më pas, në minutën e 74-t, Hakan Çalhanoglu konkretizoi penallti për 2:1 në të mirë të Interit. Por Cagliari u përgjigj me golin e Nicolas Violas në minutën e 83-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja i takoi xhiros së 32-të të Serie A.
Interi është lider me 83 pikë dhe është fare pranë titullit. Milani i ka 69 pikë në pozitën e dytë. Cagliari është i 14-ti me 31 pikë.