Zvicra mori vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Të premten mbrëma në Zurich ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë përfundoi 1:1. Zeki Amdouni kaloi në epërsi Zvicrën në minutën e 78-të me supergol. Ndërkohë për Serbinë shënoi Aleksa Terziq në minutën e 88-të, pas një kundërsulmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGranit Xhaka e udhëhoqi si kapiten Zvicrën. U ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa kishte një moment tensioni me lojtarët e Serbisë. Andi Zeqiri u aktivizua në pjesën e dytë.
Serbia humbi penallti po ashtu.
Një xhiro para fundit, Zvicra i ka vetëm dy pikë dhe është e fundit në grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Ka pasur thirrje anti-Kosovë nga huliganët serbë në ndeshjen në Zuerich. Po ashtu është shfaqur flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Të hënën, Zvicra luan ndaj Spanjës në Tenerife, ndërsa Serbia e pret Danimarkën.