Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vëllezërit Zeneli asistojnë në fitoren e Elfsborgut

Arbër dhe Besfort Zeneli

Arbër dhe Besfort Zeneli

Vëllezërit Arbër Zeneli dhe Besfort Zeneli kanë asistuar në fitoren e Elfsborgut. Të dielën, Elfsborgu fitoi ndaj Kalmarit me rezultatin 3:1 në kuadër të javës së 25-të të elitës së futbollit suedez.

Besfort Zeneli asistoi te goli i dytë që e shënoi Jalal Abdullai në minutën e 40-të. Besforti u paraqit deri në minutën e 88-të. Ndërsa Arbër Zeneli në lojë u inkuadrua në minutën e 71-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asistimin e bëri te goli i tretë që e realizoi Michael Baidoo në minutën e 87-të. Te Kalmari, mesfushori Robert Gojani luajti për 61 minuta kurse Dion Krasniqi u paraqit nga minuta e 75-të.