Skuadra që bën gara në Ligën e Parë, Vëllaznimi, e ka eliminuar Gjilanin nga Kupa e Kosovës në futboll të mërkurën.
Skuadra gjakovare mposhti 2:1 ekipin që bën gara në Superligë dhe u kualifikua në çerekfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë çerekfinale kaluan edhe Llapi e Malisheva.
Llapi fitoi 2:0 ndaj Vushtrrisë, ndërsa Malisheva me rezultat të njëjtë mposhti në udhëtim Dinamon e Ferizajt.
Drita – Dukagjini ka shkuar në shtesë, ndërsa Prishtina – Suhareka do të luhet në orën 17:00.
Nesër do të përballen Feronikeli 74’ kundër Prishtinës së Re dhe Ferizaj ndaj Rilindjes.