Klubi i madh turk, Beshiktash, ka vendosur për trajner të ri. Giovanni van Bronckhorst do ta udhëheq skuadrën e Milot Rashicës nga faza përgatitore për edicionin e ardhshëm.
Holandezi ka firmosur për dy vjet, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo49-vjeçari ka drejtuar Feyenoordin, Guangzhoun dhe Rangersin. Si lojtar kishte karrierë të madhe. Ka luajtur për Barcelonën e Arsenalin, ndër të tjera. Për Holandën i kishte 106 ndeshje.
Te Beshiktashi është edhe Ernest Muçi. Kjo skuadër nuk u stabilizua me trajner në edicionin e kaluar.