Mbrojtësi Muhamed Useini është prezantuar te skuadra e Llapit. Useini ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi llapjan të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me mbrojtësin e qendrës, Muhamed Useini.
Futbollisti tetovar është prezantuar sot në ambientet e klubit nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë, duke i uruar edhe suksese të mëtutjeshme”, ka njoftuar skuadra e Llapit.
35-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa në futbollin kosovar karrierë ka bërë edhe te Gjilani.