Manchester United ka zyrtarizuar Ruben Amorimin si trajnerin më të ri.
“Djajtë e Kuq” kanë rënë dakord t’i paguajnë 11 milionë euro dëmshpërblim Sportingut të Lisbonës për ta liruar Amorimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri 39-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai do ta marrë detyrën nga 11 nëntori.
Amorimi e zëvendëson të shkarkuarin Erik ten Hag në stolin e Unitedit.
Amorimi ka drejtuar skuadrat portugeze si Casa Pia, Braga e së fundmi Sportingun. Në sezonin e vetëm që drejtoi Bragën fitoi Kupën e Ligës. Me Sportingun arriti ta fitojë dy herë Kupën e Ligës dhe dy herë u shpall kampion.