Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi afër marrëveshjes me futbollistin holandez

Joshua Zirkzee

Sulmuesi i krahut, Joshua Zirkzee, është afër transferimit te skuadra e Manchester Unitedit. Të dielën mediumet angleze kanë raportuar se Zirkzee ka arritur marrëveshje personale me Unitedin.

Zirkzee është pjesë e skuadrës nga Serie A, Bologna. Klubi italian është duke i kërkuar 40 milionë euro për holandezin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zirkzee në edicionin 2023/2024 me fanellën e Bolognas në 37 paraqitje ka shënuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Zirkzee është pjesë e Holandës në “Gjermania 2024”. Paraqitjen e parë e bëri në çerekfinale ndaj Turqisë. Luajti vetëm tre minuta.