Mediumi gjerman “Sky”, ka raportuar të mërkurën se trajneri Mike Tullberg, do të mbetet në krye të Dortmundit edhe për ndeshjen e radhës ndaj Heidenheimit në Bundesligë. Një gjë e tillë është konfirmuar të mërkurën edhe nga drejtori i skuadrës, Lars Ricken, se trajneri i përkohshëm do ta udhëheqë skuadrën edhe të shtunën.
Tullberg është trajner i grupmoshës U19 të Dortmundit, por u vu në krye të ekipit të parë pas shkarimit të Nuri Shahinit javë më parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShahin u shkarkua pas disfatës 2:1 në Ligën e Kampionëve nga Bologna.
Ralf Rangnick dhe Niko Kovaq janë emrat të cilat mund ta zëvendësojnë Shahinin në postin e trajnerit të klubit “verdhezi”.
Tullberg debutoi kundër Werder Bremenit të shtunën dhe barazoi 2:2.