Futboll

Transferimi i Xhakës te Milani mund të mos realizohet

xhaka

Në javët e fundit, transferimi i Granit Xhakës te Milanit si në mediumet italiane ashtu edhe në ato zvicerane ishte punë e kryer. 

Por, lideri i mesfushës së Bayer Leverkusenit mund të mos transferohet në Serie A për shkak se çmimi i kërkuar për të është i papërballueshëm për gjigantin italian. 

“Blick” ka raportuar të premten se oferta për transferimin e tij “nuk është në tavolinë” për momentin. 

Kështu, e ardhmja e kapitenit të Zvicrës ende nuk dihet pasi ai ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028. 

Ndërkohë, ka shtuar se raportimi se Xhaka nuk ka qenë i lumtur me trajnerin e ri, Erik ten Hag, nuk ka qenë i vërtetë, pasi është mohuar kategorikisht nga njerëz të afërm të mesfushorit 32-vjeçar, shkruan “Blick”. 

Xhaka si futbollist është rritur te Baseli, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Borussia Monchengladbachu dhe Arsenali. 

Nga Arsenali u transferua te Leverkuseni në vitin 2023 për 15 milionë euro. 

Xhaka me Leverkusenin e fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë para dy edicioneve. Në sezonin e kaluar ishte nënkampion i Gjermanisë.