Bayer Leverkuseni siguroi shërbimet e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, në verën e vitit 2023. Megjithatë, ajo marrëveshje pothuajse dështoi. Këtë e ka bërë të ditur të hënën gazeta e madhe gjermane “Kicker”. Transferimi ishte në prag të dështimit për shkak të mosmarrëveshjeve financiare. Drejtori menaxhues Simon Rolfes ishte vendimtar në transferimin e Xhakës te Leverkuseni.
Xhaka iu bashkua Leverkusenit për 15 milionë euro nga Arsenali dhe menjëherë u bë lider i klubit gjerman. Ndikimi i Xhakës në suksesin e madh të Leverkusenit ishte masiv. Leverkuseni fitoi titullin e kampionit dhe Kupën, ndërsa humbi në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori kosovar nuk ka humbur asnjë minutë në Bundesligë këtë sezon. Xhaka është ende një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leverkusenit. Ai me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2028.