Futboll

Trajneri i Sunderlandit flet pas debutimit të Xhakës

Granit Xhaka

Granit Xhaka e luajti të shtunën ndeshjen e parë me skuadrën e re, Sunderlandin. Në miqësoren ndaj Real Betisit, Xhaka startoi dhe kishte trakën e kapitenit në krah. Dhe, ashtu si pritej, ishte lider në mesfushën e Sunderlandit.

Real Betisi fitoi 1:0, por trajneri Regis Le Bris ka parë gjëra të mira, sidomos në pjesën e parë. Ai foli edhe për Xhakën.

“Na duhet maturi, kualitet, vazhdimësi dhe përvojë – ai i ka të gjitha”, ka thënë Le Bris.

Sipas tij, “Xhaka e bën më të lehtë për lojtarët përreth tij” dhe se lojtarë të tillë duhen në Premier League.

Trajneri i Sunderlandit po ashtu ka konfirmuar se Xhaka do të jetë kapiten.

“Ai me gjasë do të jetë kapiten, po”.