Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Hoffenheimit e ka planin për mbulimin e Xhakës

Granit Xhaka

Trajneri i Hoffenheimit, Pellegrino Matarazzo, e ka planin për ta mbuluar Granit Xhakën, liderin e mesfushës së Bayer Leverkusenit. 

Leverkuseni të shtunën nga ora 15:30 do të luajë në shtëpi kundër Hoffenheimit, në ndeshjen e xhiros së 27-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leverkuseni, skuadra e vetme gjermane pa humbje, ka 70 pikë në krye të tabelës, dhjetë më shumë se Bayern Munichu i vendit të dytë. 

Për Xhakën është planifikuar për t’i qëndruar një futbollist kundërshtar gjatë gjithë kohës. 

“Edhe në futbollin modern sheh shumë lojtarë që mbulojnë një kundërshtar të veçantë në gjithë fushën. Kjo ka ndodhur edhe në Bundesligë. Nuk dua që ai të ketë shumë hapësirë”, ka thënë të premten trajneri Matarazzo, shkruan “Kicker”. 

“Ka faza të ndryshme në ndeshje. Leverkuseni nuk është skuadër të cilës mund t’i bësh presion përgjatë 90 minutave”, ka deklaruar ai.