Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Trajneri i Baselit tregon pse e la Shaqirin në stol

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri, befasisht, nuk startoi te Baseli të dielën në ndeshjen në shtëpi ndaj Laussanet. Dhe për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi, kampioni i Zvicrës nuk shënoi gol. Ndeshja e Superligës helvetike përfundoi pa gola.

Shaqiri hyri në lojë në pjesën e dytë dhe lëshoi rastin më të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri Ludovic Magnin ka treguar pse vendosi që kapiteni i skuadrës të jetë zëvendësues.

“Kemi folur pas ndeshjes me Aston Villan për atë se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi shikuar të dhënat e tij dhe kemi vendosur se do të luajë si zëvendësues”, ka thënë Magnin.

Ai ka dhënë se skuadrës i mungoi pasimi final dhe besimi i nevojshëm.

Baseli është shumë i varur nga forma e Shaqirit.