Torino e ka finalizuar transferimin e Kristjan Asllanit nga Interi.
Mesfushori do t’i bashkohet klubit në formë huazimi për 1.5 milionë euro, ndërsa do ta ketë edhe opsionin e blerjes përfundimtare të tij për 12 milionë euro.
Kështu ka shkruar të enjten “Sky Sport”.
Në Serie A, Asllani ka luajtur për Empolin dhe Interin. Ai i ka zhvilluar 88 ndeshje, ndërsa ka realizuar katër gola e pesë asistime.