Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër humbje e thellë për Juventusin

Juventus

Juventusi ka pësuar një tjetër disfatë të thellë në Serie A. Pas humbjes 4:0 nga Atalanta në xhiron e kaluar, Juventusi të dielën humbi 3:0 nga Fiorentina. Ndeshja Fiorentina – Juventus i takoi javës së 29-të të elitës italiane të futbollit.

Robin Gosens shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Tre minuta më vonë, Rolando Mandragora shënoi për 2:0, derisa golin e tretë, Fiorentina e shënoi në minutën e 53-të. Autor i golit ishte Albert Gudmundsson.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Juventusi zë vendin e pestë me 52 pikë, kurse Fiorentina është në vendin e nëntë me 45 pikë.