Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ten Hag nuk do të shkarkohet

Erik ten Hag

Manchester Unitedi nuk pritet ta largojë në fund të edicionit aktual trajnerin Erik ten Hag, shkruan “The Athletic” të enjten. Siç shkruan sajti anglez, Unitedi nuk ka gjetur zëvendësues adekuat për Ten Hagenin. Po ashtu Unitedit do t’i kushtonte shumë shkarkimi i trajnerit holandez.

Holandezi Ten Hag është prej vitit 2022 trajner i Unitedit, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025. Ka punuar edhe tek Ajaxi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Graham Potter është parë si një opsion për t’u emëruar trajner i Manchester Unitedit. Por gjasat janë të mëdha që Ten Hag do ta vazhdojë punën edhe më gjatë te Unitedi.