Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ten Hag e konfirmon interesimin e Unitedit për De Ligtin

Matthijs de Ligt

Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt pritet t’i bashkohet skuadrës së Manchester Unitedit nga gjiganti gjerman Bayern Munich.

Trajneri Erik ten Hag e ka konfirmuar interesimin e Unitedit për De Ligtin, por ai thotë se mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë transferimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mbetet për t’u parë nëse do të vijë ai. E njoh shumë mirë. Doja të nënshkruaja me të dy vjet më parë, por në atë kohë ai ishte shumë afër për t’iu bashkuar Bayernit nga Juventusi”, u shpreh Ten Hag të shtunën për mediumin holandez “Ad”.

Unitedi është duke vazhduar ta forcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.

Ditë më parë e Unitedi e transferoi mbrojtësin Leny Yoro nga Lille për 60 milionë euro. Prej qendërmbrojtësve tek Unitedi janë Lisandro Martinez,  Harry Maguire, Victor Lindelof, dhe Jonny Evans.