Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Mallorca presin kthimin e Muriqit ndaj Gironas

Vedat Muriqi

Trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, pret ta ketë në dispozicion sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, në ndeshjen kundër Gironas. Kështu kanë raportuar mediumet në Spanjë të martën.

Ndeshjen ndaj Gironas, Mallorca e luan më 5 maj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muriqi i ka munguar Mallorcas disa javë shkaku i lëndimit. Por te skuadra e Mallorcas shpresojnë në rikthimin e Muriqit për ndeshjen ndaj Gironas.

Muriqi edhe më herët gjatë këtij edicioni kishte pësuar një lëndim.

30-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy herë.