Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Leverkuseni e konfirmojnë qëndrimin e Xhakës

Mesfushori i Leverkusenit, Granit Xhaka

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka thënë se Granit Xhaka do të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit. Ai ka thënë se Xhaka nuk do të largohet në fund të këtij edicioni. 

Xhaka me Leverkusenin siguruan të dielën titullin e kampionit të Gjermanisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sigurisht, një lojtar mund të largohet nga ne, por boshti i ekipit do të mbetet, 15, 16 lojtarët që u paraqitën më së shumti në gjatë këtij edicioni. Ata do të mbeten së bashku dhe ne do ta ndërtojmë ekipin mbi këtë bazë edhe në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Rolfes, njofton të martën “Blick”. Mesfushori 31-vjeçar me Leverkusenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Në 41 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.