Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Bayerni të bindur se Wirtzi do t’u bashkohet në verë

Florian Witz

Te skuadra e Bayern Munchenit kanë ende besim se Florian Witz do t’u bashkohet gjatë verës. 21-vjeçari me Bayer Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2027. Por ai nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, pas ofertës që ka pranuar nga Bayerni. 

Bayerni i ka ofruar Wirtzit kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore deri në 25 milionë euro. Megjithatë, ka ende punë për t’u finalizuar marrëveshja mes Bayernit dhe lojtarit të Gjermanisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manchester City është po ashtu i interesuar për transferimin e Wirtzit. Ai këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime.