Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sylvinho: Na duhej kjo fitore, jemi duke u përmirësuar

Sylvinho

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar fitoren ndaj Andorrës. Ai ka thënë se ndaj Anglisë nuk ishte e mundur të luhej në mënyrë të njëjtë.

“Janë dy ndeshje shumë të ndryshme. Anglia është kombëtare shumë e fortë dhe jemi munduar me kundërsulme. Me Andorrën ishte krejt ndryshe. Kemi përdorur me Hoxhën e Brojën në krahë. Kemi provuar edhe Shehun që bëri paraqitje shumë të mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Na duhej kjo fitore për të rihyrë në lojë. Rrugëtimi për në Botëror është më ndryshe. Jemi duke u përmirësuar, por është më e vështirë të shkojmë në Botëror. Tani shikojmë drejt ndeshjeve të qershorit.

Jam shumë i lumtur me Brojën. Shpresoj të mos pësojë lëndime tjera. Jam i lumtur me të gjithë lojtarët që kanë bërë ndeshje shumë të mirë”, ka thënë Sylvinho.

Lexo përditësimet tjera
Shqipëria mposht Andorrën

Shqipëria shkëlqen ndaj Andorrës inferiore

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar pikët e para në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.Të hënën...