Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sylvinho mbetet në krye të Shqipërisë

Sylvinho

Braziliani Sylvinho do të vazhdojë ta drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë në futboll.

Kontrata e parë e Sylvinhos me FSHF-në ka përfunduar të martën. Por tekniku brazilian për Top Channel ka konfirmuar se marrëveshja është arritur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk e kemi firmosur”, ka thënë Sylvinho.

Pritet që marrëveshja e re të jetë për dy vjet, ndërsa planifikohet edhe rritje page.

Paga vjetore e Sylvinhos ishte 750 mijë euro.

Sylvinho vlerësohet për punën që e ka bërë, përkatësisht për kualifikim dhe paraqitje në Euro 2024.