Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se Republika Çeke ishte më e motivuar në ndeshjen e së premtes.
Shqipëria pësoi 2:0 si mysafire në një ndeshje ku tregoi pak nga ajo që ka shfaqur vitin e shkuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për humbjen nuk të vjen mirë, por nuk humbim më me shumë gola. Nuk kemi humbur entuziazmin, por kundërshtari ishte shumë më i motivuar. Ka pritur 13 muaj për këtë ndeshje. Duhet të përmirësohemi patjetër, duhet të japim 100 për qind në çdo ndeshje. Tani Shqipëria studiohet, analizohet. Çekët na kanë analizuar një vit. Tani fillojmë të mendojmë për Gjeorgjinë. Na pret udhëtim tjetër i vështirë. Kemi pasur disa raste sonte, por mendoj se çekët ishin shumë të motivuar. Është element krenarie. Tani Shqipëria shihet si ekip që mund t’i mund të tjerët”, ka thënë ai pas takimit.