Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka refuzuar të bëjë parashikim se në cilën pozitë të Grupit B1 në Ligën e Kombeve do të përfundojnë kuqezinjtë.
Tek ka mbetur edhe një xhiro deri në mbyllje, grupi është zor i parashikueshëm. Çekia ka tetë pikë në vend të parë. Gjeorgjia e Shqipëria pasojnë me nga shtatë pikë e Ukraina është e fundit me pesë. Në javën tjetër luajnë Shqipëria me Ukrainën dhe Çekia me Gjeorgjinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën, Shqipëria barazoi pa gola me Çekinë. Sylvinho e vlerësoi të vështirë përballjen me çekët, ndërsa refuzoi të japë prognoza për përfundimin e gurpit.
“E kemi thënë që është grup shumë i vështirë. E kemi parë. Çdo gjë e hapur për të ndodhur në këtë grup. Secili mund të përfundojë i pari e secili i fundit”, ka thënë ai në deklaratën pas ndeshjes.