Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Suspendohet Harry Kane

Harry Kane

Harry Kane nuk do të luajë për Bayern Munichun ndaj Leipzigut të shtunën e ardhshme në Bundesligë për shkak të suspendimit.

Në ndeshjen në udhëtim, Bayerni mund ta fitojë titullin ndërsa për Kanen do të ishte trofeu i parë i madh në karrierë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kane u ndëshkua me të verdhë në fitoren 3:0 të Bayernit ndaj Mainzit, të shtunën.

Për shkak të fitores së Leverkusenit 2:0 ndaj Augsburgut, bavarezët duhet të presin edhe një javë për ta festuar titullin e kampionit të Gjermanisë.

Me 24 gola në ligë këtë edicion, 31-vjeçari Kane, që është kapiten i Anglisë, pritet të bëhet lojtari i parë që e fiton “këpucën e artë” në dy edicionet e para në Bundesligë.

“Vendim i çmendur. Situata ime është që do të mungojë në ndeshjen ndaj Leipzigut. Por, nuk ka problem. Do të festojë më shumë se të gjithë”, ka deklaruar Kane pas ndeshjes.