Futboll

Superndeshja me gjashtë gola nuk jep fitues

barc inter

Ndeshje spektakolare kanë luajtur të mërkurën mbrëma Barcelona e Interi. Ndeshja në “Estadi Olimpic Lluis Companys” në Barcelonë, nuk dha fitues. Përfundoi 3:3.

Kështu finalisti i Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Giuseppe Meazza” të martën e ardhshme.

Barcelona llogaritej favorite e madhe, por italianët startuan furishëm. Që në minutën e parë për 1:0 në të mirë të Interit realizoi Marcus Thuram. Asistues ishte Denzel Dumfries. 

Holandezi 29-vjeçar, Dumfries, shënoi për 2:0 në të mirë të Interit në minutën e 21-të.

Por Barça reagoi më pas. Në minutën e 24-të rezultatin në 2:1 e ngushtoi supertalenti Lamine Yamal, që e luajti ndeshjen e 100-të për Barcelonën. Për 2:2 shënoi Ferran Torres në minutën e 38-të.

Me rezultatin 2:2 përfundoi pjesa e parë.

Por spektakli i futbollit nuk ishte as afër fundit.

Dumfries, që luajti njërën prej ndeshjeve më të mira në karrierë, realizoi për 3:2 në të mirë të Interit në minutën e 63-të. Por menjëherë në minutën e 65-të rezultati u barazua në 3:3.

Raphinha goditi nga distanca. Topi shkoi në traversë e më pas u kthye në shpinën e Yann Sommerit.

Prej shpinës së portierit zviceran përfundoi në portë.

Gola të tjerë nuk kishte por raste plot. Interit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, për pak centimetra. Ndërkohë Yamali goditi shtyllën.

Lexo përditësimet tjera
Barcelona - Inter

Superndeshja me gjashtë gola nuk jep fitues

Ndeshje spektakolare kanë luajtur të mërkurën mbrëma Barcelona e Interi. Ndeshja në “Estadi Olimpic Lluis Companys”...